Tetova zhvillohet pëmes formimit të sektorit për tokë ndërtimore

Para disa ditëve në komunën e Tetovës është themeluar në sektorin për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore,  ku ky sektor  veprimtarinë e tijë e kryen në bazë të Programit për rregullimin e tokës ndërtimore për vitin 2012 e miratuar nga ana e Këshillit të Komunës së Tetovës.

Përqëndrimi i këtij sektori do te jetë në rregullimin e sistemit të vendparkimeve në qytet për të cilat Komuna e Tetovës ka përfunduar me fazën e studimit fizibiliti, mirmbajtjen dhe ndërtimin e rrugëve, sanimin e gropave dhe rregullimin e pusetave nëpër rrugë, sinjalizimin horizontal dhe vertikal, ndërtimin e kanalizimeve fekale dhe atmosferike si dhe rrjetin e ujësjellësit, proçesin e eksproprijimit për hapjen e Bulevardit “Bllagoja Toska” dhe Bulevardit “Ilindenit”.

Ndërsa drejtor në këtë ndërmarrje është zgjedhur Krenar Ibarhimi i cili në pytjen për  telivizionin Koha tha se “Prioriteti im si udhëheqës i këtij sektori dhe i stafit tim udhëheqës do të jetë rregullimi i sistemit të vendparkimeve publike në Komunën e Tetovës dhe njëher e përgjithmon të zgjidhet kaosi i vendparkimeve në qytet, rregullimi i komunikacionit me ndërtimin e tre unazave qarkore në qytet, ndërtimi i sinjalizimit vertikal dhe horizontal, zgjedhja e çështjeve pronësore-juridike gjegjësisht procesi i eksproprijimit për hapjen e Bulevardit “Bllagoja Toska” pjesa prej rrugës së Spitalit deri te rruga “Vllezërit Milladinovi”, ndërtimi i sistemit të ujësjellësit te Tetovës, si dhe ndërtimi i kanalizimeve fekale nëpër lagje te ndryshme të Komunës së Tetovës”.  Ky sektor ka në kompetencat e tijë edhe menaxhimin e tokës ndërtimore, por  drejtori i Sektorit për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore Krenar Ibrahimi thot se sa i përket menaxhimit me  tokën ndërtimore, komuna e Tetovës i ka përmbushur të gjitha kriteret të parapara me Ligjin për tokën ndërtimore duke filluar prej liçencimit të punësuarve, sjelljes së Programit për menaxhim me tokën ndërtimore dhe vendosjen e sistemit elektronik për proçesin e licitimit të tokës ndërtimore, por për shkaqe ende të panjohura ende kjo kompetencë nuk ka kaluar në kuadër te Komunës së Tetovës, por shpresojmë se së shpejti edhe kjo kompetencë do të kalojë në kuadër të Komunës së Tetovës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button