Most: Incidentet e vërejtura në një nga vendvotimet në diasporë e shkelin lirinë e qytetarëve

Asociacioni qytetar MOST arriti në përfundimin se incidentet e vërejtura në një nga vendvotimet në diasporë e shkelin lirinë e qytetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. E drejta e votës garantohet me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe askush nuk ka të drejtë ta shkelë atë. MOST inkurajon qytetarët që nesër lirshëm t’a ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit dhe apelon deri te institucionet kompetente që t’i mundësojnë të gjitha kushtet për këtë.

Sa i përket votimit të nesërm, Asociacioni qytetar MOST do ta ndjekë atë me më shumë se 1.500 vëzhgues. Në 1,160 vendvotime të zgjedhura sipas një shembulli të rastësishëm dhe reprezentativ, do të vendosen po aq vëzhgues, me çka do të mbulohen 33% të numrit total të vendvotimeve të Republikës së Maqedonisë.

Vëzhguesit e MOST janë statik dhe gjatë tërë ditës do ta përcjellin procesin e votimit. Përveç kësaj, MOST do të ketë edhe ekipe mobile, të përbërë prej 2 vëzhguesve, që do të shërbejnë për mbështetje logjistike për vëzhguesit statikë dhe do t’i vëzhgojnë kohë pas kohe vendvotimet në të cilat MOST nuk ka vendosur vëzhgues statik.

Përveç kësaj, 80 vëzhgues do ta vëzhgojnë punën e komisioneve komunale zgjedhore, ndërsa do të vëzhgohet edhe puna e Komisionit shtetëror zgjedhor.

Përveç votimit të nesërm, MOST sot e ka vëzhguar edhe votimin e parakohshëm të personave të sëmurë dhe të paaftë, personave të zhvendosur brenda vendit dhe personave në burg ose në paraburgim.

Bluzat e verdha me krahë të shkurtëra, të cilat në pjesën e përparme në anën e majtë kanë logon e MOST dhe është shënuar “Referendumi 2018“, autorizimet nga MOST dhe akreditimet nga KSHZ-ja, të vendosura në vend të dukshëm, do të jenë shenjë njohëse për qytetarët të cilët si vëzhgues vendas janë pjesë e ekipit për vëzhgim i Asociacionit qytetar MOST. Shenjat dalluese të vëzhguesve këtë vit dallojnë nga ato të viteve të kaluara. MOST thekson që vëzhgues i kësaj organizate është vetëm ai qytetar i cili mban bluzë, autorizim dhe akreditim vetëm për këtë referendum.

Gjatë ditës, qytetarët të cilët duan të raportojnë parregullsi të mundshme ose të japin informacione lidhur me procesin e votimit, të njejtën mund t’a bëjnë përmes linjës telefonike pa pagesë 080 080 080.

Të gjitha informacionet nga vëzhgimi i votimit në ditën e referendumit, MOST do t’i kumtojë në katër konferenca për shtyp, të cilat do të mbahen në ora 9:15, 11:15, 17:15 dhe në ora 19:15.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button