Ultimatum i veteranëve të Dukagjinit: Prokuroria të kërkojë falje

Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin, së bashku me të gjithë luftëtarët që përkrahën protestën e 26 shtatorit, përshëndet nismën e kryeprokurorit Aleksander Lumezi për fillimin e hetimeve për zbulimin se kush publikoi ilegalisht të dhënat personale të veteranëve.

Sipas kësaj organizate, kjo nismë ishte dhe kërkesa e parë e protestës së luftëtarëve me moton “Faleminderit Kosovë”, transmeton Albeu.

“Ne inkurajojmë Prokurorinë, që të bëj edhe hapin e dytë, duke kërkuar falje ndaj të gjithë luftëtarëve të cilët u ofenduan publikisht nga ky lëshim i papërgjegjshëm dhe e gjetën veten padrejtësisht në “listat e mashtruesve”. Gjithashtu, ne edhe njëherë shprehim vullnetin tonë që të kontribuojmë në përmirësimin e gabimeve të mundshme në procesin e verifikimit të veteranëve. Në fund, për dobi të këtij procesi, ne shpresojmë edhe lirimin e shpejt të bashkluftëtarit tonë Shkumbin Demaliaj”, thuhet në reagimin degës së organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së në Dukagjin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button