Poposki ia hedh Saraçinit: S’kemi nevojë për Beneluks Ballkanik

Ministri i jashtëm Nikolla Poposki, në një takim me gazetarët ka thënë se nuk ka bazë për Beneluks në Ballkan sepse sipas tij integrimi i vendit në Bashkimin Evropian është në një fazë më të përparuar se sa kur u formua Beneluksi. Në këtë mënyrë, derisa ministri Saraçini është pro, Poposki hedh poshtë idenë që qarkullon në publik se Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria duhet të formojnë një Beneluks Ballkanik me qëllim të hapjes së tregut të përbashkët prej tetë milionë banorë.

 “Beneluksi ka pasur logjikë në fazën në të cilën integrimi evropian ka qenë në nivel të ulët dhe tre vende të cilat kanë ekonomi jashtëzakonisht të lidhura dhe varen nga lojtarët gjigant Franca dhe Gjermania kanë vendosur të shkojnë një hap përpara nga aspekti i kontrollimit të kufijve, liberalizim më të madh të qarkullimit të mallrave, të qarkullimit të kapitalit konsolidim në treg. Në këtë kontekst është zgjedhje e kuptueshme. Nëse e shihni nga aspekti i sotëm dhe nëse e vendosni në këtë kontekst ,për Beneluks në Ballkan nuk ka bazë sepse integrimi evropian është në një fazë shumë të kaluar, një fazë më shumë të përparueshme” ka thënë Poposki duke theksuar se me fqinjët ka bashkëpunim të mirë duke u nisur nga qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mallrave.

 “Ne kryesisht për çdo tip të integrimit i shikojmë të gjitha shtetet nga rajoni si pjesë e familjes evropiane, ajo që është e rëndësishëm të thuhet se këtë e bëjmë në nivel të njëjtë dhe me qëndrim të njëjtë ndaj të gjitha vendeve të rajonit, pa kufizim zë një dy apo tre shtete, por në mënyrë gjithëpërfshirëse” ka thënë Poposki.

Ideja e formimit të një BENELUKS-it ballkanik midis Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi është mirëpritur edhe nga kryeministrit shqiptar Sali Berisha, por jo edhe nga pala maqedonase. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button