Meta në OKB: Të përkushtuar për të ecur përpara me reformat në fusha kyçe

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mbajti fjalën në sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kreu i shtetit shqiptar theksoi se “vazhdojmë ta shohim OKB-në si një instrument shumëpalësh, përmes të cilit ruhet më së miri rendi paqësor ndërkombëtar”.

“OKB-ja u krijua me anë të një sërë përpjekjejesh të vullneteve sovrane, të cilat kanë prodhuar një trup rregullash të kodifikuara dhe praktikash të mira si zgjidhje e përbashkët për problemet e përbashkëta. OKB-ja as nuk ka një jetë të sajën, jashtë vullnetit të anëtarëve të saj, as nuk është imune ndaj ndryshimeve dhe zhvillimeve që ndodhin. OKB-ja është rritur ndërsa bota jonë është bërë gjithnjë e më shumë globale”, transmeton Top Channel.

“Demokracia, siguria, çështjet ekonomike, zhvillimet teknologjike dhe Ëorld Ëide Ëeb, çështjet mjedisore dhe shumë të tjera, janë gjithnjë e më shumë të pranishme në axhendën e OKB-së, ashtu siç dominojnë edhe në politikat tona të brendshme. Shqipëria ndan dhe mban përgjegjësinë e saj për të qenë aktive në këtë debat, duke i shtuar e dhënë rëndësi pjesës sonë të rruzullit”, u shpreh Meta.

“Ndërsa presim një vendim pozitiv në të ardhmen për të hapur negociatat e pranimit me Bashkim Europian, ne mbetemi të përkushtuar për të ecur përpara dhe pa vonesë me reformat e brendshme në fusha kyçe. Ne gjithashtu e konsiderojmë përparësinë e Bashkimit Europian për bashkëpunim të hapur rajonal si një politikë të domosdoshme”, ka thënë Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button