Cikloni Medican përfshiu Greqinë, valët deri 11 metra (VIDEO)

Një ciklon mesdhetar, i quajtur Medican, ka përfshirë veriun e Greqisë dhe pjesën jugore të detit Jon me stuhi në formë vorbulle. Raportohet se valët kanë mbërri deri 11 metra.

Një pjesë e ajrit të ftohtë, në zbritje të skajit lindor të anticiklonit, arriti në Mesdheun Lindor dhe po drejtohet drejt Afrikës së Veriut, ku përgjigjja e menjëhershme e pjesës kontinentale është një masë më e ngrohtë ajri që del nga shkretëtira.

Fenomeni shumë i rrallë i Medican ndodh në muajin shtator, tetor dhe nëntor, kur uji i detit Mesdhe është relativisht i ngrohtë dhe kontribuon në krijimin e vorbullës, duke siguruar “karburant” të nevojshme për zhvillimin e ciklonit.

Greqia, Kreta dhe pastaj Turqia mbeten interinari i vërtetë i ciklonit.

Të shtunën ciklon duhet të arrijë në kategorinë e një vorbulle me karakteristika tropikale.

Të shtunën, qendra e ciklonit do të kalojë midis Greqisë Jugore dhe Kretës me erërat të stuhishme, stuhi të forta dhe reshje.

Të dielën, vorbulla do të vazhdojë marshimin e saj përmes ishujve Cyclades, ishujve të Sporadeve Jugore për të arritur Turqinë Jugperëndimore, ku do të humbasë fuqinë.

Autoritetet janë vënë në alarm maksimal për zonat e prekura nga kalimi i tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button