Siri, Kofi Anan takon Asadin

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Kofi Anan, pritet të mbajë gjatë ditës një takim me presidentin e këtij vendi, Bashar Al Asad.

Ata pritet të diskutojnë planin për paqe të Ananit, i cili siç ka pohuar vet Anan, ka dështuar deri më tani për t`i dhënë fund përleshjeve 16 mujore.

Asad i tha një televizioni gjerman se mbështetja e Sheteve të Bashkuara “për terroristët” ka penguar progresin në zbatimin e planit.

Komentet e tij u bënë në kohën kur Siria hodhi gjatë fundjavës pesë raketa nga anijet dhe helikopterët, për të cilat u tha se ishte një stërvitje për t`u mbrojtur nga forcat e huaja agresore.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, tha se luftëtarët opozitarë në Siri po bëhen gjithnjë e më efektiv. Prandaj, theksoi ajo, duhet t`i jepet sa më parë fund dhunës për ta kursyer qeverinë prej një “goditje katastrofale” nga forcat rebele.

Lajme të ngjashme

Back to top button