Gashi në Çair: Ejani të gjithë së bashku që më 30 shtator t’i themi PO të ardhmes sonë evropiane

Pas një fushate disajavore Lëvizja BESA sonte në Çair e përmbylli fushatën për referendumin e 30 shtatorit.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve tha: “PO – ja është e juaja, ku bashkë me PO-në tuaj, fiton e ardhmja jonë evropiane. Të dashur të pranishëm, një PO në ditën e diel më 30 shtator, nënkupton mirëqenie, barazi të plotë, siguri dhe të ardhme evropiane. Kjo atmosferë madhështore, që po mbizotëron para mijëra aktivistëve dhe simpatizantëve tanë në Çair, dëshmon fuqishëm se kjo e diel, do të jetë vetëm “PO”, tha kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.

Ai më tej vazhdoi fjalimin, duke thënë se: “Më 30 shtator, nuk duhet të kemi asnjë dilemë se në cilën anë duhet të jemi, rruga jonë e vetme, si shtet por edhe si komb është rruga kah NATO dhe BE-ja… ejani të gjithë së bashku që më 30 shtator t’i themi PO të ardhmes sonë evropiane”, përfundoi kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button