Federalistët e rinj evropianë me mbështetje për Marrëveshjen e Prespës dhe referendumin

Federalistët e rinj evropianë nga Evropa, Maqedonia dhe Greqia (XHEF Evropë, XHEF Maqedoni dhe XHEF Greqi) e përshëndesin Marrëveshjen e Prespës dhe apelojnë që qeveritë e të dy vendeve në mënyrë adekuate ta  zbatojnë. Njëherit u bëjnë qytetarëve të Maqedonisë që më 30 shtator ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit dhe të dalin në referendum, transmeton MIA. 

Marrëveshja me Greqinë, sipas Federalistëve të rinj, e hap rrugën për integrim të suksesshëm të Maqedonisë në BE që është një nga prioritetet kyçe strategjike, mbështetur nga ana e shumicës së qytetarëve në të dy vendet.

“Kjo arritje historike paqësore do të shërbejë si model për zgjidhje të kontesteve dhe bashkëpunim të qëndrueshëm në shekullin 21 dhe do ta tregojë gatishmërinë e Athinës dhe Shkupit si pionierë të stabilitetit, paqes dhe pajtimit të Ballkanit dhe në Evropën Juglindore”, theksojnë Federalistët e rinj në kumtesën deri te mediat.

Për ta referendumi vijues është mundësi historike dhe e duhur që të sigurojë rritje financiare në rajon, anëtarësimi i ardhshëm në familjen evropiane dhe integrim të plotë në bashkësinë internacionale.

“ky moment historik kërkon nga të gjithë palët e involvuara që të jenë përgjegjës dhe t’i përmbahen parimeve të parapara në kushtetutat e shteteve dhe të gjithë parimet e të drejtës ndërkombëtare. Forcat sociale dhe politike të së dy vendeve duhet t’u vendosin fund ndarjeve të pakuptimta, kulturës së mosbesimit, retorikës nacionaliste dhe irredentiste dhe gjuhës së urrejtjes, në linjë me solidaritetin e rritur në Evropë”, konsiderojnë federalistët.

Theksojnë edhe se janë fuqimisht kundër aktiviteteve dhe, siç thonë, intervenimet jolegjitime të të gjithë forcave në të dy vendet dhe më gjerë të cilët kanë për qëllim minim të mundësisë që të realizohet Marrëveshja me theksim të popullsisë rreth përmbajtjes dhe ndikimit të saj, ndërsa me këtë edhe nxitje të vazhdimit të kontesteve të ndërsjella.

“Historia nuk mund të ndryshojë ose të fshihet, por ardhmëri e  përbashkët dhe më e mirë është e mundur dhe mund të ndërtohet me forca të përbashkëta. Qytetarët në të dy vendet, qytetarët evropianë të tanishëm dhe të ardhshëm, meritojnë ardhmëri më të mirë dhe të përbashkët e mbështetur në paqe, bashkëpunim, solidaritet dhe respektim të ndërsjellë”, qëndron në kumtesën nga XHEF Evropë, XHEF Maqedoni dhe XHEF Greqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button