20 milionë euro dëme nga binarja e parealizuar drejt Bullgarisë

Binarja hekurudhore drejt Bullgarisë, vendit i ka shkaktuar dëme prej njëzet milionë eurove. Kaq janë humbjet sipas vlerësimeve nga mosrealizimi i këtij projekti, i cili startoi në vitin 1994, ndërsa  nga viti 2004 është ndërprerë plotësisht.

Dëmet sipas Qeverisë janë kryesisht për shkak të mbrojtjes së parealizuar  të asaj që është bërë deri më tani dhe marrëveshjeve të pashuqizuara me realizuesit e punëve. Madje tani me ndryshimet në ligjin shfuqizohen marrëveshjet me pesë kompani ndërtimore nga vendi që të mund të sigurohen kredi nga institucionet ndërkombëtare financiare për realizimin e projekteve.
Sipas vlerësimeve, binarja hekurudhore drejt Bullgarisë duhet të ndërtohet më së voni për nëntë vite.

Pranverën e ardhshme do të fillojë ndërtimi i rrugës Kumanovë -Belakovc për çka në rrjedhë janë negociatat  me Bankën Evropiane për Rindërtim  dhe Zhvillim për mjete financiare në vlerë prej 46.4 milionë euro. Për realizimin e pjesës tjetër  të binarës deri te kufiri me Bullgarinë do të nevojiten rreth 480 milionë euro. Këto para do të sigurohen nga fondet IPA, BIE dhe BERZH. /portlab/

Lajme të ngjashme

Back to top button