Forumi Evropian i të Rinjve për referendumin: “Go vote!” – dil dhe voto (VIDEO)

Organizata joqeveritare më e madhe e të rinjve në Evropë, Forumi Evropian i të Rinjve (FER) ka publikuar një video, ku ka bërë thirrje që të votohet në referendumin e 30 shtatorit, pasi që sipas tyre, ka mbaruar koha kur të rinjtë pritnin për ardhmëri më të mirë, për të marrë viza, për të studiuar në universitetet më të mira botërore dhe kur janë refuzuar në vende pune – vetëm se Maqedonia nuk ka qenë pjesë e Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk.

“Shumica e zgjedhjeve të vendosin në zgjedhje mes politikanëve të cilët nuk të pëlqejnë. Kjo zgjedhje nuk është zgjedhje mes partive politike. Nëse je shtetas i Maqedonisë, dhe të ka ndodhur që të refuzohesh për vizë, atëherë ‘Go vote!’-dil, dhe voto. Nëse ti je shtetas i Maqedonisë dhe nuk ke arritur ta përfundosh universitetin që e do, atëherë ‘It isn’t fair’ – kjo nuk është e drejtë, ‘Go vote!’ – dil dhe voto. Nëse ke dashur punë jashtë vendit, por kanë pranuar persona më pak të kualifikuar sepse kanë qenë nga shtetet anëtare të BE-së, atëherë ‘Go vote!’ – dil dhe voto. Nëse je nga ata që nuk mund të duan që të jenë siç duan, dhe të ndjehen siç duan, atëherë ‘Go vote!’ – dil dhe voto. Nëse gjeneratat e vjetra mjaftueshëm kanë vendosur për ardhmërinë e tyre, atëherë ka mbaruar koha kur vetëm pritje për ardhmëri më të mirë, ‘Go vote!’ – dil dhe voto”, thuhet në videon e FER-it.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit ishin të kyçur 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, të dielën dhe në të qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button