Me automjete të Postës dhe forca policore, filloi shpërndarja e fletëvotimeve të referendumit

Ka filluar shpërndarja e materialit zgjedhor për referendumin e caktuar për të dielën, pasi që anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) kanë bërë kontroll në shtëpinë e botimit “Kiro Dandaro”, ndërkaq kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski vlerësoi se përgatitja e materialit zgjedhor ka mbaruar me sukses, njofton Portalb.mk.

“Gjatë ditës së sotme me ndihën e automjeteve të Postave të Maqedonisë dhe ekipeve, materiali do të shpërndahet në të gjitha Komisionet Zgjedhore Komunale (KZK) dhe pres procedura të mbarojë në orët e vona të pasdites. Përndryshe gjatë ditës së djeshme janë nisur anëtarët e parë të këshillave zgjedhor që janë në përfaqësitë më të largëta diplomatike-konsullore, ndërkaq sot do të udhëtojnë edhe të tjerët që të munden të shtunën të realizohet votimi “, tha Derkoski.

Materialet do të dërgohen nëpër vendvotime me prani të forcave policore.

Nga KSHZ informojnë se të drejtë vote kanë 1.806.336 votues të regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërkaq referendumi do të zbatohet në 3.480 vendvotime në 80 komuna të vendit. Në diasporë do të votojnë 2.965 votues në 33 përfaqësi diplomatike konsullore.

Fletat e votimit janë të shtypura me kualitet të lartë dhe me 20 mbrojtje, pa mundësi për kopjim, thonë nga KSHZ.

 

Referendumin do ta ndjekin 11.907 vëzhgues të brendshëm dhe 493 të huaj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button