Kaos para referendumit: Themeluesit e partisë “E Majta” kanë ngritur padi penale kundër udhëheqësisë

Themeluesit e partisë “E Majta” kanë ngritur padi penale kundër udhëheqjes aktuale të partisë dhe në kumtesë për mediat thonë se përfaqësohen në emër të gjithë anëtarësisë. Me shumë gjasa trazirat ndodhin për shkak qëndrimit ekstrem për bojkotim të referendumit, dhe këtu kryeson profesori Dimitar Apasiev. Parashtruesit e padisë thonë se kryetari e ka vjedhur partinë për interesa personale, transmeton Portalb.mk.

“E njoftojmë opinionin se grupi themelues i partisë politike ‘E Majta’, pas së cilës qëndron një numër i anëtarëve, ka ngritur padi penale për udhëheqësinë aktuale. Kjo udhëheqësi ka falsifikuar dokumente dhe e ka keqpërdorur pozitën në parti, i ka keqpërdorur edhe institucionet juridike në shtet me të cilën ka kontribuar në shkatërrimin e sistemit juridik. E gjithë kjo bëhet për mbrojtje të pozitës dhe interesave personale”, thuhet në kumtesën e parashtruesve të padisë.

Në kumtesë thuhet se ato e përfaqësojnë qëndrimin e rreth 300 aktivistëve partiak. Thonë se udhëheqësia ka falsifikuar dokument pa dijen e plenumit.

“Si të besojmë se udhëheqësia e mbron kushtetutën e shtetit nëse e shkel ligjin për të shpëtuar nga vota demokratike? Si të besojmë në analizat dhe ekspertizat e udhëheqësisë së partisë, nëse me vetëdije korruptojë sistem gjyqësor që të sigurojnë qeverisje të papenguar?”, thuhet në kumtesë.

Kumtesa është nënshkruar nga Pero Oxhaklieski, Vlladimir Kunovski nga Shkupi, Andon Andonovski, Marjan Nenov, Petre Vërtanovski, Strasho Naumovski, Jane Ilioski, Petko Mançevski dhe Dimçe Bozhinovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button