“Mbi 380 mijë të vdekur” në luftën civile të Sudanit Jugor

Rreth 190,000 njerëz janë vrarë në luftën civile të Sudanit Jugor, ndërsa kur përfshihen faktorë si zhvendosja e popullsisë, rrënimi i objekteve shëndetësore dhe mungesa e ushqimeve, numri i të vdekurve është së paku 383,000, thuhet në një studim të pavarur.

Luftimet në Sudanin Jugor kanë nisur në dhjetor të vitit 2013, pas një mosmarrëveshjeje politike midis presidentit Salva Kiir dhe ish-nënpresidentit që ai e ka shkarkuar, Riek Machar, transmeton REL.

“Rreth 383,000 sudanezojugorë kanë vdekur si rezultat i luftës civile… Numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë”, thotë studimi i kryer nga hulumtues në Shkollën e Londrës për Higjienë dhe Mjekësi.

Studimi mbulon periudhën midis dhjetorit 2013 dhe prillit të këtij viti.

Zëdhënësi presidencial, Ateny Wek Ateny, tha se do t’i kontrollojë të dhënat e qeverisë përpara se të bëjë ndonjë koment.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button