Teuta Arifi në “Konferencën ndërkombëtare të fqinjësisë shqiptare”

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Dr. Teuta Arifi, më 9 dhe 10 korrik 2012 do të merrë pjesë në “Konferencën ndërkombëtare të fqinjësisë shqiptare” e cila do të mbahet në Tiranë, Republikën e Shqipërisë. Zëvendëskryeministrja Arifi, do të ketë fjalim në kuadër të kësaj konference.

Konferencën do ta hap kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe personalitete tjera të spikatura nga jeta politike dhe shoqërore nga vendet e rajonit si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Në fokus të konferencës do të jenë temat si, përforcimi i bashkëpunimit rajonal, përmirësimi i transparencës, përparimi i shoqërisë civile dhe inkurajimi i të rinjëve nga rajoni që në mënyrë më aktive të marrin pjesë në zhvillimin e rajonit.

“Konferenca ndërkombëtare e fqinjësisë shqipëtare” është  nën organizimin e Institutit për të Drejtat e Njeriut pranë Univerzitetit të Kolumbisë dhe Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare nga Washington-i.

Lajme të ngjashme

Back to top button