Anketë: 80 për qind e qytetarëve të Maqedonisë do të votojnë “për” në referendum (FOTO)

Hulumtimi i organizatës Qendra për Hulumtime Strategjike 3-A (QHS 3-A), ka treguar se 80 për qind e qytetarëve të përkatësisë kombëtare shqiptare në Maqedoni, të njësive zgjedhore 1, 2, 5 dhe 6, do të përgjigjen “për” në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?” të referendumit të 30-shtatorit, transmeton Portalb.mk.

“Do të votoj “për” janë deklaruar 82 për qind, kundër do të votojnë 1 për qind, 6 për qind do ta bojkotojnë referendumin, kanë refuzuar të përgjigjen 1 për qind, kurse të papërcaktuar janë 10 për qind”, tha Rezarta Dervishi.

Qendra për Hulumtime Strategjike 3-A (QHS 3-A)

Sipas njësive zgjedhore, “për” në referendum do të votojnë: 73 për qind e shqiptarëve të njësisë zgjedhore 1, 81 për qind e njësisë zgjedhore 2, 96 për qind e njësisë zgjedhore 5 dhe 81 për qind e njësisë zgjedhore 6.

Vota “për” e shqiptarëve në bazë të njësive zgjedhore
Vota “për” e shqiptarëve në bazë të gjinisë
Vota “për” në bazë të venbanimit

Sipas vendbanimit, si banorët e vendeve rurale po ashtu edhe ata të vendeve rurale janë shprehur se “me siguri do të dalin të votojnë në referendum” me 68 për qind, kurse “se referendumi pak u intereson” janë deklaruar për 6 për qind.

Sipas moshës, dallimi mosha e re dhe e mesme kanë dallim për 12 për qind në “mundësinë e daljes në referendum” dhe në “papërcaktimin e votës për në referendum”.

Sipas gjinisë, më të bindur se do të votojnë në referendum janë meshkujt me 78 për qind, në krahasim me femrat me 58 për qind, kurse më të papërcaktuar femrat me 9 për qind në krahasim me meshkujt me 4 për qind.

Përndryshe, hulumtimi i organizatës Qendra për Hulumtime Strategjike 3-A (QHS 3-A) është realizuar me kërkesë të Brima Gallup International. Hulumtimi është realizuar me anketim të 714 qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë të moshës mbi 18 vjeç, gjatë periudhës kohore 06-09 shtator 2018. Qendra për Hulumtime Strategjike 3-A (QHS 3-A) është oragnizatë për studime teorike dhe kërkimore të zhvillimit ekonomik, avansimit social, ruajtjes së ambientit dhe përpilimit të strategjive politike.

Ndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button