Greqia kërkon zgjidhje të emrit sipas të drejtës ndërkombëtare

Kontesti i emrit nuk është një çështje për ngjarje apo simbole historike, por është një çështje në lidhje me respektimin e së drejtës ndërkombëtare. Kështu u shpreh shefi i diplomacisë greke, Dimitris Avramopulos dje në Kuvendin grek. Ai, ndër tjerash,  ftoi Maqedoninë të tregohet më e ndërgjegjshme në lidhje me kontestin me emrin.

Ai, duke e shpjeguar programin e tij si ministër i Punëve të jashtme, theksoi se Greqia ka treguar hapin e parë drejt kompromisit, duke pranuar kështu një emër me përcaktues gjeografik për përdorim të përgjithshëm, por udhëheqësia në Shkup ka demonstruar jo tolerancë dhe i ka përkeqësuar marrëdhëniet bilaterale.

“Për momentin, ne duhet të jemi të qartë ndaj fqinjëve tanë, partnerët në BE dhe ndaj aleatëve tanë në NATO. Kërkojmë zgjidhje të çështjes së emrit e cila do të jetë në përputhshmëri me të drejtën ndërkombëtare”, tha Avramopulos./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button