Janë humbur 25 vjet, rezultati është i njëjtë

Emri për të cilin qytetarët e Maqedonisë duhet që të vendosin më 30 shtator, ka qenë edhe më herët në tavolinën e bisedimeve mes Maqedonisë dhe fqiut jugor, Greqisë, njofton Portalb.mk.

Në ballinën e gazetës “Nova Makedonija”, më 7 mars të vitit 1993, është shkruar se një titull se “Maqedonia e Veriut” është e pranueshme për Greqinë?”.

Prej atëherë, kemi humbur 25 vjet, ndërkaq rezultati i bisedimeve është i njëjtë.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button