Procesi aderues në BE: 40 individë të enjten e nisin procesin e Skriningit të Maqedonisë

Tre ditë para referendumit, do të nis procesi i Skriningit i cili paraqet një nga gjashtë proceset të cilat duhet të kryhen me sukses që Maqedonia të kalojë procesin e aderimit në Bashkimin Evropian. Procesi do të nis më 27 shtator, në Bruksel, do të realizohet nga 40 persona – pjesëtarë të ministrive, kurse do të udhëheqet nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Maqedonia përballë 6 proceseve: nëse njëra nuk realizohet, dështon anëtarësim në BE

“Në Komisionin Evropian (KE) do ta nisim Skriningin sqarues. Prej KE-së do të prezantohet kapitulli 23 që ka të bëjë me gjyqësorin dhe të drejtat themelore”, tha sot Osmani.

Procesi i Skriningit do të përfundojë në qershor të 2019-s, atëherë edhe kur është caktuar që Maqedonia të marrë datën për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në Bruksel do të shkojnë 33 delegacione të Maqedonisë.

Siç njoftoi zëvendëskryeministri Osmani, faza e dytë përfshinë Skriningin bilateral – proces më i ngjeshur dhe më kompleks, të cili do t’i nevojitet ekspertizë gjithëpërfshirëse nga Maqedonia.

Në po të njëjtën konferencë, u njoftua edhe për hapjen e thirrjes për ekspertë të grupeve punues të procesit të Skriningit sqarues – pjesë e skeletit të punës së negociatave qasëse Maqedoni – Bashkimi Evropian.

Qeveria e Maqedonisë e hapi thirrjen për ekspert të grupeve negociatore

LEXO: Tre ditë para referendumit, institucionet e Maqedonisë i nënshtrohen kontrollit të KE-së

Në ndërkohë, në punëtorinë “Përvojat në negociatat aderuese – si duhet dhe si nuk duhet?”, u vlerësua se punimet e procesit të Skriningit do të shoqërohen me reforma në gjyqësor, në administratë dhe luftën kundër krimit të organizuar që do të përputhen me legjislacionin evropian. Të gjitha këto duhet të realizohet derisa qytetarëve të Maqedonisë u mundësohet ajër, ushqim dhe ujë cilësor.

LEXO: Qeveria përpiloi skeletin e punës për negociatat me BE-në: Grupi i parë formohet në shtato

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button