Ikë nga aktvendimi për vrasjen e Jasharit, merr pjesë në krim tjetër

Derisa priste gjykatësi për ta gjykuar Petar Manevskin për vdekjen e nxënësit shqiptar, Muhamed Ali Jashari, ai mori pjesë në krim tjetër. Gjatë grindjes me thikë theri një shkupjan 24 vjeçarë, bëri të ditur policia, transmeton televizioni Kanal 5.

Televizioni mëson se të akuzuarin për vdekjen e maturantit shqiptar, tani e kërkojnë edhe gjykata edhe policia.

Dje nuk është paraqitur në seancë gjyqi, pas çka u dha urdhër për arrest që të arrestohet. Përveç se ikë nga gjykata ku ngarkohet për vrasje, Manevski dyshohet edhe për sulm mbi një djalosh të cilin javën e kaluar e theri në gjoks.

Jashari i ri më 8 prill të vitit të kaluar humbi jetën në oborr shkolle kur gjatë një rrahje qëndroi në mbrojtje të një nxënësi, 17 vjeçarit Darko.T. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button