Dorëzohet djaloshi që plagosi dy shokët e tij

Njëzet e një vjeçari M.M nga Shkupi, i cili sipas MPB-së në arkivat e tyre kriminale ka dosje të rëndë, është arrestuar meqë më 17 maj tentoi të vras dy shokë.

Sipas policisë, për shkak të mosdurimit mes të arrestuarit dhe miqve të tij, një kohë të gjatë para ndodhisë së pakëndshme këmbyen kërcënime.

Por, më 17 maj, rreth orës 20.30, D.A dhe B.J erdhën në park, në lagjen Gjorçe Petrov, ku arriti edhe M.M, i cili në një moment nxori revolen dhe i plagosi dy bashkëmoshatarët. Pas 45 ditëve në arrati, dje M.M dha deklaratë në polici dhe e pranoi veprën e kryer penale. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button