Uashington Post: Rusia po përzihet në referendumin e Maqedonisë, siç është përzier në SHBA dhe Britani

E përditshmja amerikane “Uashington Post”, i ka kushtuar një artikull situatës në Maqedoni me rastin e referendumit të 30 shtatorit, në të cilin shkruan se Rusia vazhdon të përzihet me qëllim që i njëjti të mos ketë sukses, njofton Portalb.mk.

“Në disa javët e kaluara, paradë e madhe e personaliteteve të larta perëndimore kanë kaluar nëpër Shkup, kryeqyteti modest i Republikës së vogël të Maqedonisë, e cila është më e vogël se Marilendi dhe ka popullsi mezi 2 milionë euro. VIP personi i fundit që ka qenë në Maqedoni, ishte sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së, Xhejms Matis, i cili e quajti Maqedoni “partner i sigurisë dhe kontribuues i çmuar për paqen dhe sigurinë në botë”. Pse është ngritur aq pluhur i madh? Më 30 shtator, qytetarët do të votojnë nëse do ta ndërrojnë emrin e vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut, që t’i jepet fund kontestit dekadësh me Greqinë fqinje dhe ta hapë rrugën për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, shkruan “Uashington Post”.

Në artikull gjithashtu shkruhet se anëtarësimi i Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, i ka nxjerrë në fushëbetejë Rusinë dhe Perëndimin.

“Rusia po bën gjithçka që është e mundshme që ta varros marrëveshjen greko-maqedonase dhe me atë ta bllokojë zgjerimin e NATO-s. Nga na tjetër, derisa demokracitë perëndimore takohen dhe mbajnë fjalime përpara popullatës së Maqedonisë, ashtu sikur Matis dhe kancelarja Angela Merkel, Rusia zbaton fushatë të fshehtë propaganduese, i vërshon rrjetet sociale me lajme të rrejshme dhe subvencion ekstremistë lokalë të cilët organizojnë protesta. “Pa dyshim, (rusët) kanë dhënë para dhe ata, gjithashtu, zbatojnë fushatë për ndikim më të gjerë”, tha Matis”, thuhet në artikull.

Në gazetë bëhet krahasimi i ndikimit rus në Maqedonisë në periudhën e referendumit, me ndikimin rus në SHBA gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe në Britani të Madhe gjatë referendumit për Brexit, transmeton Portalb.mk.

“Karakteristika kryesore janë lajmet e rrejshme në mediat sociale të cilat shpërndajnë helm dhe informata të gabuara. “Njujork Tajms” ka cituar diplomatë perëndimor, duke thënë se dhjetëra faqe të reja paraqiten çdo ditë në Fejsbuk, duke kërkuar bojkot të referendumit; ndërkaq disa këshillojnë që t’i djegin fletëvotimet e tyre. Ata sheshin gënjeshtra për sulme policore kundër kundërshtarëve të ndryshimit të emrit. Një aktivisht nga shoqëria civile, ka deklaruar për “Tajms” se fotografia e një këngëtari të njohur, i cili është sulmuar në një incident të brendshëm, ka qarkulluar nëpër rrjetet sociale se është sulmuar dhe është lënduar derisa ka qenë duke protestuar. Vendosmëria e regjimit të Vladimir Putin që ta shkatërrojë marrëveshja për emrin, madje edhe në llogari të marrëdhënieve miqësore me Greqinë, duhet të ndiqet me kujdes. Maqedonia nuk kufizohet me Rusinë, por është e rrethuar prej tre vendeve-anëtare të NATO-s. Ajo nuk paraqet kurrfarë kërcënimi për Rusinë, por hyrja në aleancën veriatlantike dhe komunitetin evropian do të ndihmojë që të stabilizohet pjesa evropiane e cila historikisht ka qenë e tensionuar”, shkruan “Uashington Post”.

Anketat tregojnë se propozimi për Marrëveshjen me Greqinë do të kalojë në referendum, që do t’ia japë Kuvendit të Maqedonisë dritë jeshile për t’i bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese. “Por, pa marrë parasysh përfundimin, një porosi nga Maqedonia është e qartë: Putin mbetet simpatizues për të varrosur Perëndimin dhe institucionet gjithmonë dhe kudo që të mundet”, thuhet në fund të artikullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button