Marihuanë në Goshincë të Karadakut

Mbrëmë, gjatë një aksioni policor të pjestarëve të SPB-së të Kumanovës në bashkëpunim me njësitet speciale të MPB-së, në fshatin malor Goshincë të Likovës, janë zbuluar tri ngastra me marihuanë kanabis sativa. Në tri ngastrat janë zbuluar 233 rrënjë të mbjellura. Gjatë aksionit policor janë konfiskuar edhe mjetet për ujitjen e marihuanës. 

Pronari  Z.S. (40)është kapur në vendin e ngjarjes dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal, kurse marihuana është konfiksuar nga tri ngastrat.

Ndryshe ky është aksioni i dytë policor, pasi që ditë më parë edhe në fshatin Dovezencë të Kumanovës u zbuluan 135 rrënjë marihuana kanabis sativa. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button