Një tetovar plagoset me plumb në këmbë

Dyzet vjeçari nga Tetova L.D. është transportuar në spitalin e Tetovës me plagë në këmbë të shkaktuar nga armë zjarri.

Më vonë policia ka zbuluar se në rrugën “Von Vardarska” në Tetovë, i plagosuri ka qenë i ulur në oborrin e vëllait të tij dhe ka vërejtur se si i janë afruar më shumë persona të panjohur. Kur kanë ardhur afër derës, të panjohurit kanë filluar të qëllojnë me pistoleta, kurse një plumb e ka qëlluar atë në këmbë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button