Përsëri Sadi Bexheti

Kryetari i deritanishëm i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, do të jetë përsëri kandidat nga radhët e PDSH-së edhe për zgjedhjet lokale te vitit 2013. Bexheti si kandidat  PDSH-së është shpallur nga kryesia e degës së Tetovës.

Pothuajse edhe kandidatët për këshilltarë komunal do të jenë të njëjtë, ndërsa bartës i listës do të jetë Durim Luma.

Gjatë këtij manifestimi, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka folur për vendosjen e shtetit konsenzual dhe mos zbatimin e gjuhës shqipe. Ai gjithashtu ka kritikuar edhe projektin “Shkupi 2014” dhe nacionalizimin e kryeministrit Gruevski.  /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button