Francezët të interesuar për Strugën

Struga nga dita në ditë po bëhet një destinacion mjaft atraktiv dhe i preferuar për turistët nga vendet e Evropës perëndimore, këtë fakt vendorët e arsyetojnë me interesim në rritje të turoperatorëve të jashtëm për të organizuar vizita të programuar nga këto vende në qytetin bregliqenas. Albërim Pollozhani nga Sektori i Turizmit në Komunën e Strugës pohon se tash së fundi pas holandezëve dhe filandezëve janë francezët ata të cilët kanë shfaqur interes për të vizituar në mënyrë të organizuar qytetin e Strugës. 

Ai tregon se gjatë këtyre ditëve në Strugë po qëndron një delegacion nga Normandia e poshtme e kryesuar nga Emmanuele Hardoin, drejtore e turizmit të Ouistreham e cila shfaqi interes që nga kjo pjesë e Francës në mënyrë të organizuar të zhvillohen ture turistike në drejtim të Strugës.

Për zyrtarin e turizmit në Komunën e Strugës tashmë është fakt i kryer që edhe nga ky vend do të ketë turist të rregullt në qytetin e Strugës.”Tashmë pritet vetëm të konsumohen anët proceduriale të këtij bashkpunim dhe shumë shpejt turistët frances do të jenë edhe në Strugë”, përfundon Pollozhani.

Ndërkohë Emmanuele Harduin drejtoresh e turizmit në Normandinë e Poshtme dhe përfaqsuese e komunës Ouistreham theksoi se Struga është një qytet që e ka mrekulluar me natyrën e saj dhe i siguroi vendorët se do të punoj në drejtim të bashkpunimit në sferën e turizmit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button