Kezharovski: Do të rrethoj “Për” shtet më të mirë, për drejtësi dhe barazi

Më 30 shtator, do të rrethoj “Për”, për ndryshim drejt së mirës, për shtet që duam, për jetë ashtu siç dëshirojmë, për barazi për të gjithë, tha gazetari Tomisllav Kezharovski, në marshin për “Maqedoni Evropiane” në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Maqedonia duhet dhe patjetër të shkojë përpara, a unë e di se ne dimë se si. Ta ndalim krimin e organizuar dhe vjedhjes, drejtësisë selektive, ta ndalojmë varfërinë. Integrimet euro-atlantike janë garanci se do të kemi drejtësi dhe shtet ligjor. Ajo është mundësi për çdo njeri në Maqedoni pa dallim se kush është dhe nga është, të ndjehet i sigurt. Të mos kemi frikë nga mendimi ndryshe. E di se më 1 tetor nuk do të jetë mjaltë e qumsht, por megjithatë jam i sigurt se nuk do të jetë ashtu sikur ishte 27 vitet e kaluara, veçmas jo ashtu siç ishte në kohën kur ishte në pushtet VMRO-DPMNE”, tha Kezharovski.

http://portalb.mk/555744-mijera-qytetare-po-marshojne-per-maqedoni-evropiane-video-live/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button