Kumanovë: Seancat e komunës në TV

Me një vendim të sjellë sot nga këshilltarët komunal, në të ardhmen seancat e këshillit të Kumanovës do të transmetohen në televizion. Në këtë mënyrë puna e këshillit do të jetë transparente thonë këshilltarët sepse të gjitha seancat do të xhirohen e pastaj në mënyrë integrale do të transmetohen në televizion, sipas të gjitha gjasave në një televizion maqedonas dhe një shqiptar në nivel lokal. 

Pritet dhe të shpallet tender me të cilin do të dihet se cilët televizione kumanovare do ti transmetojnë seancat e këshillit komunal. 

Halil Kurtishi nga PDSH  pyeti se në sa televizione do të emetohen seancat duke pasur parasysh se dy gjuhë, shqipja dhe maqedonishtja janë gjuhë zyrtare, në ç’mënyrë dhe me çfarë kompensimi do të emetohen seancat?

“Edhe televizionet maqedonase edhe ato shqiptare duhet të jenë të barabarta, pasi që para ligjit janë të njëjta por edhe njësoj paguajnë koncesion dhe tatime të tjera”, tha Kurtishi.

Zija Saiti  nga BDI tha këshilltarët e BDI-së e përkrahin këtë vendim.

“E përkrahim këtë vendim, duhet të sqarohen në hollësi të gjitha detajet rreth kushteve për transmetimin e seancave të këshillit komunal në Televizion”. 

Këshilltari i pavarur Feriz Dervishi përshëndeti këtë vendim  duke nënvizuar se “që të gjitha vendimet e mëtutjeshme të sillen në atë mënyrë që të mos dëmtohen Televizionet sidomos ato shqiptare dhe të respektohet ligji për përdorimin  e gjuhëve zyrtare”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button