USHT, studentët do të mund ta përdorin Spitalin Klinik të Tetovës

Vitin akademik 2011/2012, Universiteti Shtetëror i Tetovës e përmbylli me nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim të ndërsjellë me IPSH, Spitalin Klinik të Tetovës.

Marrëveshja parashikon këmbim të ndërsjellë të përvojave dhe njohurive profesionale në lëmin e shkencave të mjekësisë, përvojave dhe aftësive të kuadrit mjekësor të IPSH-Spitalit Klinik të Tetovës dhe kuadrit mësimdhënës profesional të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës. 

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Rektori i USHT-së, Doc.dr Vullnet Ameti dhe Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Dr.spc. Florin Besimi.

USHT dhe Spitali klinik së bashku do të organizojnë  këshille të përbashkëta profesionale si dhe seminare. Studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës do të mund ti shfrytëzojnë përvojat profesionale, aftësitë dhe njohuritë e kuadrit mjekësor të IPSH – Spitalit Klinik të Tetovës.

Marrëveshja nënkupton shfrytëzimin e hapësirave dhe potencialit kadrovik të IPSH-Spitalit Klinik Tetovë për nevojat e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, në pajtueshmëri me Ligjin  për mbrojtje shëndetësore.

“Marrëveshja  që nënshkruam sot është mjaft e rëndësishme për dy institucionet tona, sepse ka për qëllim kujdesin shëndetësor dhe aftësimin e studentëve tanë për të ardhmen e tyre profesionale në fusha të ndryshme të mjekësisë” tha Rektori i USHT-së, Vullnet Ameti./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button