Koalicioni “Për” Maqedoni Evropiane sot në Strugë, Ohër, Kërçovë….

Koalicioni “për” Maqedoni Evropiane, i udhëhequr nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot do të qëndrojë në Demir Hisar, në Kërçovë, në Ohër, në Strumicë, në Prilep dhe në Strugë, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev do të marrë pjesë në tribunën në Shtëpinë e Kulturës në Demir Hisar, me fillim prej ora 18:00.

Kryeministri Zaev do të jetë edhe në Kërçovë, ku me fillim prej pra 20:15 do t’ju drejtohet qytetarëve nga sheshi i qytetit.

Me fillim prej ora 11:00, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov do të marrë pjesë në panel diskutimin me sekretarin shtetëror të Gjermanisë për Evropë në Teatrin Antik në Ohër. Me fillim prej ora 17:00, ministri Dimitrov do të bisedojë me qytetarët në sallën e komunës.

Me fillim prej ora 15:00, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska do të takohet me qytetarët e Strumicës.

E kurse në Prilep do të qëndrojë ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Lupço Nikollovski, ndërkaq në Strugë do të qëndrojë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me fillim prej ora 12:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button