Berat, burri masakron gruan me sopatë, pas zënkës

Rikthehet krimi brenda familjes. Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Beratit, ku një 40-vjecar ka masakruar me sopat bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur në vend. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme rreth orës 18:00 në fshatin Lapardha, teksa te dy bashkëshortet po punonin në serë sëbashku. 

Nga hetimet paraprake mësohet se 40-vjecari Sokol Gjata ka ka goditur me sopat në kokë bashkëshorten e tij 35-vjecare, Alma Gjata, pas një zënke të momentit. 

Blutë e Beratit kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë bërë edhe arrestimin e bashkëshortit vrasës, i cili po merret në pyetje për motivet dhe detajet e aktit të rëndë.

Lajme të ngjashme

Back to top button