Todorov: Rrogat e mjekëve nuk do të shkurtohen

Askujt nuk do t’i zvogëlohet rroga, të gjithë mjekët do të fillojnë me rrogë 100 për qindëshe. Ata të cilët nuk do ta plotësojnë as normën mesatare, do të dënohen nga një deri në 20 për qind të rrogës.

Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, duke i komentuar akuzat e LSDM-së, sipas të cilës shteti po ua shkurton pagat mjekëve. 

“Për 20 për qind të rrogës mund të shpërblehen ata të cilët do të punojnë më shumë”, tha Todorov, duke shtuar se LSDM-ja duhet së pari të informohet, e pastaj të akuzojë, si dhe duke i krahasuar shifrat e investimeve në shëndetësi të kohës kur LSDM-ja ka qeverisur me shtetin, me kohën e tashme, gjegjësisht me investimet e VMRO-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button