LSDM: Gruevski të sqarohet për Saraçinin dhe Beneluksin e tij

Pasi që në takimin me kryeministrin e Republikës së Shqipërise, Sali Berisha në Tiranë, ministri Saraçini qëndroi pas idesë për bashkëpunim më të thellë ekonomik mes Maqedonisë,  Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, e cila në mënyrë simbolike quhet Beneluksi ballkanik, nga partia maqedonase opozitare Lidhja Socialdemokrate kërkuan shpjegim se a bëhet  fjalë për bashkim ekonomik apo politik.

“Duke qenë se ministri Saraçini nuk e dha atë deklaratë si përfaqësues i BDI-së, por si përfaqësues i Qeverisë, si ministër, ftojmë kryeministrin Gruevski të deklarojë se a është ky qëndrim i tërë Qeverisë dhe në qoftë se po, atëherë t’i shpjegojë publikut se për çfarë lloj bashkimi bëhet fjalë, që të mund të japin mendimin tonë në lidhje me këtë çështje”, tha Ana Pavllovska-Daneva, nënkryetare e LSDM-së.

“Duke pasur parasysh faktin se bashkëpunimi ekonomik mes shteteve, në kontekst  të bashkimit veçmë ekziston nga më parë, është e nevojshme që kryeministri të dalë me deklaratë, që të dimë se a bëhet fjalë vetëm për bashkëpunim ekonomik apo ndoshta edhe politik”, tha Pavllovska-Daneva. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button