Wohlers: Miqësia mes SHBA-ve dhe Maqedonisë nuk është sipërfaqësore

Miqësia mes SHBA-ve dhe Republikës së Maqedonisë nuk është sipërfaqësore. Jemi krenar me partneritetin tonë me Maqedoninë, që nga mëvetësimi juaj dhe jemi në pritje të shohim se çka do të arrini pasi ta merrni vendin e merituar në tavolinë, si anëtare e barabartë e bashkësisë evro-atlantike.

Këtë dje e porositi ambasadori amerikan Paul Wohlers në fjalimin për kremtimin e Ditës së Pavarësisë të SHBA-ve – 4korrik që u mbajt në ambasadën amerikane në Shkup në prani të tërë kreut shtetëror, ministrave, deputetëve, korit diplomatik në vend, kryetarëve të komunave, përfaqësuesve të bashkësive fetare dhe të elitës kulturore dhe afariste në Maqedoni.

“Njëjtë sikur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe Ju, si shtet dhe si qytetarë, sot përballeni me vështirësi të shumta. Ndonjëherë ato mund të duken si të pamposhtuara, por njerëzit në Maqedoni e dijnë si të mbijetojnë dhe si t’i tejkalojnë pengesat me durim dhe me punë të mundimshme. Kur e bënë këtë , Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdoherë do të jenë afër jush”.

Ndryshe, 236-vjetorin e pavarësisë së SHBA-ve e shënoi edhe fishekzjarri disaminutësh mbi qiellin e Shkupit. E pashmangshme ishte edhe përkujtimi i Deklaratës së pavarësisë nga viti 1776 nga babai i kombit Thomas Jefferson. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button