Kuvendi vazhdon seancën e 29

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të vazhdon seancën e 29, gjatë së cilës në rend ditë janë raportet vjetore për punën e Avokatit të Popullit, dhe Komisionit regullativ të energjetikës për vitin 2011.

Deputetët do të diskutojnë edhe për Propozim – vendimet për dhënien e pajtimit për Raportin vjetor financiar të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor dhe Raportit për realizimin e Programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2011.

Raport për punën e Këshillit për radiodifuzion të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011 dhe plani financiar për 2012, Raportet vjetore për punën e Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, të Agjencisë për komunikime elektronike dhe të Agjencisë për administrim për vitin 2011 janë në rendin e ditës në këtë seancë parlamentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button