Kim Jong Un lejon këpucë me taka të larta dhe celularët në Korenë e Veriut

Lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un po bën një hap përpara në përpjekje të përmirësuar imazhin e tij duke zbutur disa ligje. 

Mësohet se kanë nisur të lejohen gjithmonë e më shumë celularët, ndërkohë që femrat kanë nisur të mbajnë treçerekëshe dhe këpucë me taka të larta. Madje dritën jeshile e marrin dhe disa ushqime të ndaluara më parë si pica, patatet e skuqura dhe hamburgerët. Megjithëse këto produkte do jenë në treg, nuk dihet ende sa është përqindja e atyre që mund të përballojnë blerjen e tyre. 

Fëmijët po lejohen më shpesh të bëjnë ekskursione dhe të vizitojnë kopshtet zoologjike. 

Ekspertët thonë se Un po mundohet të kopjojë gjyshin e tij, i cili në vitet ’70 kishte krijuar një ekonomi ku kishte ushqim për të gjithë, pasi vendi mbështetej nga Bashkimi Sovjetik. 

Lajme të ngjashme

Back to top button