Milot, gjendet në lumë një vajzë e lidhur dhe me gojën e mbyllur

Kufoma e një vajze rreth 18-20 vjece është gjetur mëngjesin e sotëm në ujërat e lumit Mat. Trupi i pajetë i vajzës është zbuluar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar policinë. 

Lajmi bëhët akoma më i rëndë, pasi e reja është gjetur e lidhur me litar, ndërsa i ishte mbyllur goja me një fashë të bardhë. 

Policia dyshon se vajza e re mund të jetë masakruar dhe më pas trupi i saj i pajetë është hedhur në lumë. Viktima në momentin e masakrimit mund të ketë bertitur cka e ka detyruar agresorin t’i lidhë gojën. /Portalb/Shqiptarja

Edhe pse banorët e zonës e kanë parë në mëngjes trupin e pajetë të vazjës së re, nxjerrja e trupi është bërë e mundur pasditen e sotme, në afërsi të Urës me Harqe në Milot. Kufoma e vajzës së re mbetet e paidentifikuar, ndërsa eskpertët pritet të kryejne ekspertizën ligjore mbi trupin e pajetë për të zbardhur nëse vajza është masakruar më parë dhe më pas është hedhur në lum. 

Ndërkaq policia ka nisur verifikimet për të gjitha rastet e denoncimit në polici për rastet që rezultojnë vajza të kësaj moshe të zhdukura në mënyrë që të sqarohen më tej rrethanat dhe shkaqet e vdekjes misterioze të kësaj vajze.

Lajme të ngjashme

Back to top button