Basha: Qytetarët mbështesin vettingun në politikë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka folur në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë që ai drejton.

Ai tha se shumica dërrmuese e qytetarëve e përkrahin vettingun me ligj për politikanët dhe zyrtarët e lartë të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar.

Lideri opozitar në Shqipëri thekson se shqiptarët duan që vettingu në politikë të ndodhë.- duke nënvizuar se janë me mijra mesazhet që i  kanë dërguar njerëzit që mbështesin për ta çuar deri në fund këtë proces.

Sipas Bashës nisma për vettingun në politikë është një nga 4 shtyllat e platformës së përbashkët të opozitës.

1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.

2 – Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin:

3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin:

4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve”, shkruan abcnews.al, transmeton KlanKosova.

Deputetët e PD-së u ndan nepër secilën nga këto pika, duke kërkuar të japin kontributin e tyre, me propozime platformën për çlirimin e qeverisjes nga krimi.

Partia Demokratike ka vendosur që të mos marrë pjesë as në seancën e tretë plenare që do të zhvillohet ditën e enjtë. Në mbledhjen e grupit parlamentar, demokratët kanë vendosur të zhvendosen në qytetin e Durrësit, pas mbledhjeve që organizuan me aleatët  në Shkodër  dhe Elbasan.

Mësohet gjithashtu se në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është diskutuar  mbi vazhdimin e aksionit opozitar dhe marrëdhia e kushtëzuar me kuvendin. Deputetët e opozitës do të bojkotojnë komisionet parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button