Ivanov në garën e sipërmarrësve të rinj

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot, më 4 korrik 2012, në orën 10:00, do ta hapë Garën evropiane të sipërmarrjeve, në organizim të Junior Achievement – Young Enterprise Europe, e cila në Maqedoni mbahet për herë të parë. 

Kjo garë, e cila do të mbahet në hotelin Aleksandar Palace, do të bashkojë 70 sipërmarrës të rinj – themelues të kompanive dhe studentë nga 11 shtete të Evropës, të cilët nëpërmjet prezantimit të ideve të tyre, do të garojnë para komisionit ndërkombëtar për titullin Kompania më e mire studentore. 

Gara është pjesë e projektit Junior Achievement Start Up Program, e cila ka për qëllim që nëpërmjet programeve praktike arsimore të inspirohen të rinjtë për të zhvilluar aftësitë e tyre udhëheqëse. 

Në këtë garë do të marrin pjesë student nga: Belgjika, Bullgaria, Britania e Madhe, Danimarka, Maqedonia, Norvegjia, Portugalia, Romania, Finlanda, Holanda dhe Spanja./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button