Me moton “Një hap para PËR NATO dhe BE”, PDSH sonte e fillon fushatën në Çair

Partia Demokratike Shqiptare nëpërmjet një kumtese dërguar mediave njofton se partia në mbledhjen e Kryesisë Qendrore e ka zgjedhur shtabin zgjedhor për referendumin, si dhe gjatë fundjavës janë formuar edhe shtabet e degëve ku janë zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e tyre, dhe fushata, siç thuhet në njoftim, do të fillojë sonte në Çair transmeton Portalb.mk.

“Të premten,  në mbledhjen e zgjeruar të Kryesisë Qëndrore me kryetarët e degëve, u zgjodh shtabi zgjedhor , ndërsa gjatë fundjavës u mbajtën edhe  mbledhjet në të gjitha degët dhe nëndegët e PDSH-së ku u formuan shtabet  e degëve dhe u zgjodhën kryetarët dhe anëtarët e tyre. Shtabe janë formuar në Likovë, Kumanovë, Haraçinë, Hasanbeg, Butel, Çair, Shuto-Orizare, Veles, Çashkë, Karshiakë, Sopishtë, Saraj, Zhelinë, Tearcë, Tetovë, Bërvenicë, Bogovinë,  Negotinë-Vrapçisht, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Strugë,Ohër,Resnjë,  Dollnen, Krushevë dhe Manastir. Fushatën për referendumin, me moton “Një hap para PËR NATO dhe BE”, PDSH do ta fillojë sonte nga Çairi ku do të mbahet tubim me fillim në orën 19:30, në Teatrin e Fëmijëve në Çarshinë e Vjetër në Shkup. “, thuhet në njoftim për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button