Ambasada e Rusisë në Shkup: E kemi pasur për Metën, jo për Merkelin, Stoltenbergun dhe Kurcin

Ambasada e Rusisë në Shkup ka deklaruar se publikimi i tyre në “Tuiter” në lidhje me thirrjet e politikanëve të jashtëm për ta përkrahur referendumin në Maqedoni, ka pasur të bëjë me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta dhe jo me të sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg si dhe kancelarët e Austrisë dhe Gjermanisë, Sebastian Kurc dhe Angela Merkel, të cilët para ca ditësh e vizituan Maqedoninë, njofton Portalb.mk.

Në publikimin e tyre në Tuiter, Ambasada e Rusisë pyet se si do të ishin reagimet nëse politikanët nga Moska do ta bënin atë që e bëjnë ata të perëndimit, edhe pse qytetarët në referendum nuk pyeten nëse do të integrohen në Rusi, por në BE dhe NATO.

“Këto ditë nuk është rrallë që liderët e huaj t’u sugjerojnë qytetarëve të Maqedonisë se si të votojnë në referendum. Interesante, si do të ishte nëse kësi lloj “këshilla” të shpërndajnë përfaqësuesit e Rusisë zyrtare?”, thuhet në publikimin e Ambasadës së Rusisë në Shkup.

LEXO: Merkel me porosi të qartë: Nuk ju kërcënoj, por pa referendum të suksesshëm s’ka NATO dhe BE (FOTO+VIDEO)
LEXO: Stoltenberg: Dyert janë të hapura, por mos prisni anëtarësim pa zbatimin e Marrëveshjes për Emrin
LEXO: Kancelari austriak, Kurc i porositi qytetarët e Maqedonisë: Votoni “për” në referendum (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button