Shqipëri, ndryshime në Qeveri, Haxhinasto dorëzon postin

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto ia ka dorëzuar postin e tij pasardhësit Edmond Panariti, duke kaluar në Ministrinë e Ekonomisë. Në një ceremoni zyrtare në Ministrinë e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto ia dorëzoi institucionin Panaritit, për të cilin shprehu vlerësimet e tij, ndërsa tha se nën drejtimin e tij diplomacia shqiptare do të vijojë të njohë sukses. 

Ndërsa ministri i ri, Edmond Panariti tha se prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Ai shtoi se diplomacia e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë aktive edhe në politikën e fqinjësisë së mirë në rajon, duke u fokusuar edhe tek Kosova./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button