Zhvishen kompetencat e policisë në procedurë penale

Sot në Kuvend u debatua për Propozim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë penale, i cili parashikon ndryshime konceptuale në veprimet hetuese. Prokurori publik duhet të ketë rolin kryesor në këto hetime, dhe duhet të ngritë akuza në bazë të dëshmive që vet do ti mbledh.

“Nuk është turp të pranojmë se sipas vlerësimeve të ekspertëve 95% e rasteve kanë kaluar të servuara nga policia. Me ligjin e ri një herë e përgjithmonë lirohemi nga dominimi i policisë në procedurën penale, një herë e përgjithmonë thyhet monopoli i hetimit policor” – tha Suzana Saliu, deputete e BDI-së.

Propozohet që zbatimi i disa neneve të Ligjit të prolongohet për dy vite.

Pas pyetjeve të LSDM-së opozitare se pse po propozohet zbatim i prolonguar, deputetët e VMRO-së u përgjigjën se arsye kryesore janë financat.

Bekim Fazliu nga PDSH akuzoi se vendimet ligjore sillen formalisht dhe pa debat.

 “Me këtë Propozim Ligj, me të cilin parashikohet prolongim i praktikimit të Ligjit prej dy deri në katër vjet, ndërsa kjo vërteton se pushteti sjell vendimet ligjore formalisht, pa debat të vërtetë dhe mendim nga ekspertët. Nuk mbahet llogari as për praktikimin e tyre” – tha Fazliu.

Ai gjithashtu tha se gjyqësia dhe prokuroria do të mbeten shtylla më problematike në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button