Amdi Bajram: Do të kandidohem për kryetar komune

Deputeti Amdi Bajram do të heq dorë nga pozita e deputetit, dhe në zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm do të “garojë” për kryetar të komunës në Shuto Orizarë. Ai, siç deklaroi sot për “Plusinfo”, thekson se këtë dëshiron ta bëjë meqë përmes autoritetit dhe njohurive të tijë do të ndihmojë për zhvillim më të suksesshëm të komunës.

“Kush do le të bëhet kundërkandidat, kësaj radhe jo 102.5 por 109.5 për qind do të fitojë në zgjedhjet lokale për kryetar komune në Shuto Orizare”, deklaroi Bajrami.

Deputeti nga Lidhja e Romve të Maqedonisë thekson se pasi që të heq dorë nga pozita e deputetit në listën e radhës zgjedhore, pret që partia e tijë të fitojë, ndonjë ministër, zëvendës-ministër apo më së paku një pozitë drejtorie në ndonjë ndërmarrje publike.

“Kryetari i tanishëm i Shuto Orizarës u mundua shumë që ta nxjerrë arkën komunale prej një minusi të madh. Paraardhësi i tijë e la komunën me 480.000 euro në minus, njerëzit kanë punuar pa para, po ashtu edhe Këshilli. Vazhdimisht mbërrinin vendime përmbaruese për pagesa. Vetëm për telefon ka pasur vendime për pagesë prej 58.000 euro. Tani, pas një viti e gjysmë kryetari i ri e rregulloi gjendjen, e kur të zgjedhem unë, Shuto Orizarja do të jetë një komunë e shkëlqyeshme për të jetuar”, theksoi deputeti. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button