Sulm i armatosur në SHBA, plagosen 3 persona
Në një sulm të armatosur në rajonin Cincinnati në shtetin federal Ohio të SHBA-ve janë plagosur 3 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bëhet e ditur se një agresor ka filluar të hapë zjarr përreth një ndërtesë të lartë që i përket një banke në sheshin Fountain në Cincinnati.
Një zyrtar i policisë i cili ka folur për shtypin lokal menjëherë pas sulmit ka njoftuar se në sulm janë plagosur 3 persona.
Po ashtu theksohet se agresori është arrestuar dhe se vazhdon hetimi në lidhje me ngjarjen.