ASHMAA: Propaganda publike për referendumin të veçohet nga përmbajtjet tjera të mediave

Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele të Maqedonisë i porosit mediat që propaganda publike për referendumin të veçohet nga përmbajtjet e tjera, transmeton Portalb.mk.

“Ditëve të fundit, në më shumë televizione dhe radio emitohen reklama nga fushata “Mendoje të ardhmen së bashku” të Delegacionit të BE-së në prag të referendumit. Spotet e reklamave nuk janë të ndara qartë nga përmbajtjet tjera, nuk shënohen si propagandë e paguar, ndërsa në to marrin pjesë edhe fëmijë”, thuhet në kumtesën e Agjencisë.

Në kumtesë shtohet se propaganda e paguar publike në pajtim me Udhëzimin për paraqitje mediale gjatë kohës së referendumit nga 17 gusht 2018 duhet të emitohen në nëntë minutat plotësuese në një orë reale, që janë të dizajnuara për propagandën publike të referendumit, e jo në kohën e rregullt për emetim të reklamave nga 12 minuta.

Gjithashtu në kumtesë thuhet se në propagandë nuk mund të marrin pjesë fëmijë si dhe nuk mund të emitohet në kohën e lajmeve, emisioneve të veçanta informative si dhe gjatë kohës së transmetimeve të drejtpërdrejta të ngjarjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button