BDI Gostivar reagon për emërimin e Ylber Zulfiqarit si drejtor i Qendrës Konservatore – Gostivar
BDI Gostivar ka reaguar për shkarkimin dhe emërimin e drejtorit të Instituti Kulturor Qendra për Konservatore – Gostivar nga Ministria e Kulturës. Emërimin e Ylber Zylfiqarit e shohin në kundërshtim me ligjin dhe të motivuar politikisht, njofton Portalb.mk.
“Ministri i Kulturës, Asaf Ademi në kundërshtim të plotë me ligjin ka bërë shkarkimin dhe emërimin e drejtorit në Institutin Nacional “Qendra për Konservim”, në Gostivar. I motivuar politikisht, Ademi ka emëruar për drejtor të ri një kuadër që nuk ka plotësuar kushtet e parapara në konkursin për emërimin e drejtorëve në institucionet nacionale të kulturës. Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, fton Ministrin Ademi të kujdesët për shqiptarët në institucionin që drejton, të emëron kuadro shqiptare në institucionet që nuk udhëhiqen nga shqiptarët”, thuhet në reagimin e BDI Gostivar.
Nga atje thonë se: “Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, inkurajon drejtorin paraprak të Institutit Nacional “Qendra për Konservim” – Gostivar, të ndjek procedurat ligjore për ankimimin e vendimit joligjor të nënshkruar nga Ministri i kulturës”.