Rusia kundërshton akuzat e bëra ndaj Putin për shpërbërjen e BE-së

Kremlini hodhi posht sot deklaratat e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili kishte akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin se po kërkon të shpërbëjë Bashkimin Europian.

Në një intervistë për kanalin televiziv publik suedez SVT, Macron kishte deklaruar “respekton Vladimir Putinin (…) por ëndrra e tij është një çmontim i Bashkimit Europian”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov u shpreh sot para gazetarëve se “kreu rus në të kundërt, kërkon të përforcojë lidhjet me vendet anëtare të BE-së dhe shpreson në mirëqenien dhe stabilitetin për hapësirën europiane”.

“Për sa i përket respektit, ndjenjat e presidentit janë reciproke kundrejt Emmanuel Macron. Ai ka vendosur marrëdhënie pune konstruktive dhe marrëdhënie të mira personale”, theksoi Peskov.

“Për sa i përket sjelljes kundrejt BE-së, duhet të konstatojmë fatkeqësisht se nuk është me iniciativën e Rusisë që këto marrëdhënie janë në një gjendje kaq të ngrirë”, vazhdoi ai.

Rusia është goditur që prej vitit 2014 nga sanksione të ashpra europiane dhe amerikane për shkak të rolit të saj të dyshuar në konfliktin ukrainas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button