Pezullimi i konkursit parlamentar ishte për shkak të punësimit me lista partiake?

Ndonëse Kuvendi ka obligim ligjor dhe u siguruan mjete financiare për formimin e institutit parlamentar, procesi tashmë disa muaj është i bllokuar.

Në Kuvend askush zyrtarisht nuk dëshiron të sqarojë se cilat janë arsyet që edhe pas katër viteve nga sjellja e Ligjit për Kuvend, në të cilin parashihet që të formohet një organ i tillë i ekspertëve, nuk janë në gjendje ta formojnë.

Për shkaqet e ngecjes së procesit nuk dëshirojnë të flasin as partnerët e huaj të cilët ndihmojnë në realizimin e projektit, siç është Agjencia zvicrane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Instituti nacional demokratik.

Nga Kuvendi, jozyrtarisht, theksojnë se ka pasur konstatim në këshillin drejtues që për institutin parlamentar të mos jepen deklarata për mediume, derisa nuk i harmonizojnë dallimet.

Qëndrimin e njëjtë për të përditshmen “Vest” e dha edhe Agjencia zvicrane, e cila thekson ne në rrjedhë janë konsultimet me Kuvendin, dhe për këtë shkak nuk janë në gjendje të ndajnë çfardo informate me opinionin.

Jozyrtarisht mësohet se përgjegjësit në Kuvend dhe partnerët e huaj nuk mund të merren vesh rreth mënyrës së selektimit të ekspertëve që do të punojnë në institutin. Madje SDC-ja zvicrane u kanos se do ta tërheq ndihmën financiare për projektin nëse nuk sigurohet procedurë transparente, në të cilën kandidatët më të mirë do ta marrin punën për secilën pozitë në institut.

Jozyrtarisht, tashmë është tërhequr edhe pajisja e cila deri tani është tërhequr për zyret e institutit. Gjoja, tek partnerët e huaj ka ekzistuar frikë se konkursi mund të keqpërdorej dhe në vend se kandidatët të vlerësohen sipas profesionalizmit dhe kompetencave të tyre, të mbizotërojë përkatësia partiake.

Konkursin, i shpallur në fillim të vitit, e pezulloi sekretari i përgjithshëm Zharko Denkovski. Atëbotë publikisht reaguan partnerët e huaj, të cilët kundërshtonin gjestin e tillë të Denkovskit dhe insistuan që të zgjedhën, sepse në shpallejn ishin paraqitur kuadro cilësor që i përmbushnin kriteret dhe kishin rezultate të mira në testim.

Burimet kuvendore theksojnë se, me siguri, zgjidhje do të kërkohet në shpalljen e konkursit të ri, meqë për të vjetrin kanë kaluar të gjithë afatet ligjore dhe nuk mund të bëhet zgjedhja.
Instituti, sipas Ligjit për Kuvendin, duhet të jetë qendër hulumtuese, e përbërë prej 24 ekspertëve që do t’u sigurojnë hulumtime dhe analiza shkencore deputetëve, që të mund ta ushtrojnë funskionin me përgjegjësi. /portalb/ 

Lajme të ngjashme

Back to top button