Panair i karrierës në Universitetin FON

Në hapësirat e Universitetit FON në Shkup do të mbahet Panarir i karrierës.

Me Panairin e karrierës do të mundësohet takim i drejtpërdrejt i kompanive dhe të rinjve të cilët i braktisin institucionet e fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror. Me zbatimin e Panairit të karrierës, të rinjtë nga institucionet për kujdes të fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror pritet të marrin më shumë informata për nevojat rrjedhëse të tregut të punës.

Në Panairin do të marrin pjesë mbi dhjetëra kompani përgjegjëse sociale të cilat do ta prezantojnë dhe shprehin gatishmërinë që t’i hapin dyert për puunësime të reja për të rinjtë e këtyre institucioneve.

Panairi i karrierës do të realiyohet me qëllim që t’ju jepet mundësi të rinjve pa prindër të njoftohen me mënyrat potenciale për punësim dhe në këtë mënyrë t’ju ndihmojmë që më lehtë të hapërojnë drejt mundësive për punësimin sa më të shpejtë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button